(VIDEO) Prokuroria: Stafa mori ryshfet 50 mijë euro për të korruptuar një gjyqtar

(VIDEO) Prokuroria: Stafa mori ryshfet 50 mijë euro për të korruptuar një gjyqtar

MARKETING

Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit rë Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur aktakuzë për ish avokatin e shtetit Fehmi Stafa. Ai akuzohet për veprën penale “Marrja e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”.

MARKETING

Sample Image

Prokuroria Themelore Publike

“Sipas aktakuzës, i pandehuri në periudhën nga tetori deri më 13 dhjetor 2025, me qëllim të përfitimit të pasurisë së paligjshme, ka marrë një shumë totale prej 50,000 eurosh për të ndërmjetësuar dhe përdorur ndikimin e tij real me qëllim që të ndërhyjë te një gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Shkupit dhe, nëpërmjet ryshfetit, të ndikojë në kryerjen e një veprimi zyrtar që nuk duhej të ishte kryer”.

Marrë parasysh rrethenat e pandryshuara në bazë të të cilave të akuzuarit i ishte caktuar masa e paraburgimit, prokurori themelor publik propozoi vazhdimin e së njejtës.

Stafa ishte arrestuar më 13 dhjetor të vitit të kaluar, gjatë një hetimi që e nisi Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korruspionit, nën dyshimin se kishte kryer vepër penale të marrjes së shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm.

Stafa ishte arrestuar sapo kishte marrë paratë, dhe paratë iu gjetën dhe iu konfiskuan. Personi për të cilin Stafa duhej të ndikonte për t’ia shfuqizuar masën e arrestit, ishte i akuzuarit në rastin “Zinxhiri” Lupço Pecov, i njohur si “Djalli”, ndërsa Stafa ishte avokat i tij.  Ky i fundit disa muaj më parë kishte parashtruar kërkesë për zëvendësim të masës së paraburgimit në mungesë të të akuzuarit Pecov, për çka ishte ofruar edhe garancion.

Disa ditë pas arrestimit të Stafës, Pecov i cili ishte në arrati, u dorëzua para organeve të rendit dhe menjëherë u nxorr para gjykatësit të procedurës paraprake.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING