(VIDEO) Hapet ekspozita “Stringël” në sheshin para xhamisë “Murat Pasha” në Çarshi
MARKETING
Manifestimi tradicional “Kandilat e Bajramit” prej vitesh sjell atmosferë të bukur dhe festive për fëmijët. Në sheshin para Xhamisë Murat Pasha në Shkup, qytetarët patën mundësinë të përjetojnë një atmosferë artistike dhe krijuese përmes ekspozites “Stringël”. Kjo ekspozite solli një ndërthurje të veçantë të artit dhe punimeve artizanale, ku u prezantuan piktura të ndryshme, bizhuteri të punuara me kujdes për fëmijë, si dhe një game e pasur librash, përfshirë edhe libra shkollore të dedikuar për më të vegjlit.
MARKETING
Aktiviteti tërhoqi interes të madh nga vizitorë të të gjitha moshave, duke krijuar një hapësirë ku arti dhe edukimi u bashkuan në një përvojë të vetme kulturore. Nura Curri nga Shoqata Vizioni M, theksoi se paratë e mbledhura nga ekspozita do t’u jepen familjarëve nevojtarë.
NURA CURRI
“Jemi mbledhur, prej Shoqatës Vizioni M dhe Parimit kulturor, disa vite me rend mblidhemi një ditë para Bajramit dhe shesim sende për fëmijë si kurora, libra dhe kejt shuma që mblidhet është që i japim në donacione për familjet që kanë nevojë, për fëmijët që kanë nevojë dhe kjo është e gjitha që e bëjmë ne”.
Po ashtu në vazhdim të aktivitetit, atmosfera u pasurua edhe më tej nga performancat e valltarëve të vegjël nga ansambli “Emin Duraku”, të cilët sollën valle të bukura tradicionale, duke ngjallur entuziazëm dhe duartrokitje nga të pranishmit. Kjo ndërthurje e artit pamor krijoi një përvojë të plote kulturore, duke e bërë aktivitetin edhe më tërheqës për publikun.
Zebushe Ramadani /SHENJA/

