E rëndë në Vjenë: Rrëzohet skela, humbin jetën 3 shqiptarë nga Kosova

E rëndë në Vjenë: Rrëzohet skela, humbin jetën 3 shqiptarë nga Kosova

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve të mediave austriake, 4 persona kanë humbur jetën tragjikisht, si pasojë e një incidenti në vendin e punës për shkak të rrëzimit të një skele.

MARKETING

Sample Image

Të njëjtave burime, viktimat ishin me origjinë nga Kosova.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së djalit të axhës, i cili tragjikisht humbi jetën në vendin e punës, në Vjenë të Austrisë, bashkë me 3 shokët e tij nga Kosova”, thuhet në njoftimin e familjarëve, citon Klan Kosova.

Ndërsa media albinfo.at shkruan se vetëm 3 prej viktimave janë shqiptarë të identifikuar si Pajtim BajramiAsllan Musliu dhe një tjetër me emrin Istref ndërsa mbiemri nuk është konfirmuar ende. Sipas këtij portali viktima e katërt është nga Bosnja.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur, por identiteti dhe vendi i tij i origjinës ende nuk është konfirmuar. Ngjarja e rëndë dyshohet se ndodhi gjatë punimeve të hedhjes së betonit. Thuhet se janë thyer skelat dhe disa punëtorë kanë rënë në oborrin e një ndërtese të vjetër.

 

MARKETING