Për 10 ditët 6,264 kundërvajtje, janë privuar nga liria 151 persona për drejtim të pakujdesshëm të automjetit

Për 10 ditët 6,264 kundërvajtje, janë privuar nga liria 151 persona për drejtim të pakujdesshëm të automjetit

Në periudhën nga 1 deri më 10 mars 2026, gjatë kontrolleve të rregullta rrugore të realizuara nga nëpunësit policorë në të gjithë vendin, janë shqiptuar gjithsej 6,264 urdhërpagesa për shkelje në komunikacion.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), 1,800 nga shkeljet kanë të bëjnë me shoferë që nuk kanë respektuar shpejtësinë e lejuar të lëvizjes.

Gjatë kësaj periudhe janë privuar nga liria 151 persona. Prej tyre, 32 persona janë ndaluar për vozitje nën ndikimin e alkoolit, një për tejkalim të shpejtësisë së lejuar në vendbanim dhe tre për tejkalim të shpejtësisë jashtë vendbanimit. Po ashtu, 50 persona janë ndaluar për vozitje pa patentë shoferi, ndërsa 12 persona për shkak të ndalimit të mëparshëm për drejtimin e automjetit.

MPB njofton se gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar 53 automjete, në përputhje me nenin 300-b të Kodit Penal.

Sipas statistikave policore, në dhjetë ditët e para të marsit janë evidentuar edhe 1,477 shkelje për parkim të parregullt, si dhe janë shqiptuar 110 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

Në kuadër të kontrolleve, janë sanksionuar 43 motoçiklistë për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse, 238 këmbësorë dhe një drejtues i trotinetit elektrik. Gjithashtu, 754 pjesëmarrës në komunikacion janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurisë.

Sipas Ligjit për Automjetet, 67 automjete janë larguar nga komunikacioni për shkak se kanë qenë të paregjistruara, ndërsa 79 automjete për shkak të parregullsive teknike. Ndërkohë, 25 shoferë janë sanksionuar për mosrespektim të rregullave lidhur me errësimin e xhamave të automjeteve.

Nga MPB theksojnë se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke u bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat për të rritur sigurinë rrugore.

MARKETING