Rabotniçki fiton minimalisht ndaj Arsimit
Me ndeshjen mes Rabotniçkit dhe Arsimit është mbyllur java e 22-të në elitën e futbollit vendor. Skuadra nga Shkupi fitoi me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm të takimit e shënoi Nikola Manojlov në minutën e 66-të, pas një aksioni nga krahu i djathtë. Mysafirët patën disa raste të mira, por portieri Fabrice Ondoa u tregua vendimtar duke ruajtur portën e paprekur.
Në pjesën e parë loja ishte më e qetë, me disa tentativa nga mysafirët kryesisht nga distanca. Në fund të takimit, Arsimi provoi të barazojë rezultatin, por pa sukses.
Pas këtij triumfi, Rabotniçki ka 16 pikë në vendin e parafundit, ndërsa Arsimi renditet i teti me 26 pikë.

