(VIDEO) Sela: Tentohet të devijohet korridori 8 për të anashkaluar qytetet shqiptare

(VIDEO) Sela: Tentohet të devijohet korridori 8 për të anashkaluar qytetet shqiptare

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët ka zbuluar një skandal që sipas tij po e bën Qeveria duke dashur të devijojë punimet në Korridorin 8. Duke u thirrur në burime të sigurta brenda Qeverisë, Sela thotë se Qeveria nëpërmjet kushtëzimit financiar ndaj “Behtel Enca-s”, mundohet që të devijojë dhe të ndalojë punimet që kanë të bëjnë me Korridorin 8. Sipas Selës, qëllimi është hapja e rrugës së veprimit për “botën serbe”.

ZIADIN SELA, KRYETAR I ASH-SË

Të përjashtojë projekte infrastrukturore gjithë Pollogun, të përjashtojë lidhjen e Tetovës e Gostivarit e Kërçovës e Strugës, ashtu si me rastin e ndërtimit të autostradës Kërçovë- Ohër ku u devijua segmenti i Korridorit 8, në po të njejtën mënyrë tani më informacionet tona flasin që Qeveria mundohet që të ndalë punimet që kanë nisur rreth Korridorit 8 dhe punimet të vazhdojnë në drejtim të segmentit Ohër-Manastir, Manastir-Prilep në mënyrë që direkt të bëhet lidhja me Korridorin 10D”.

Sela përmendi projektet infrastrukturore të realizuara brenda këtyre 20 viteve në pjesën maqedonase. Tha se për dallim prej këtyre, ende janë në pikëpyetje punimet për autostradën Bllacë-Shkup po edhe për rrugën Tetovë-Prizren.

ZIADIN SELA, KRYETAR I ASH-SË

Autostrada Bllacë-Shkup, 15 km vazhdon të jetë temë e diskutimeve a do të ndërtohet ose jo. Autostrada dhe tuneli Prizren-Tetovë, është vetëm për përdorim elektoral dhe asgjë tejtër nuk shohim që investohet ose që po bëhet nga ana e kësaj Qeverie. Prandaj, ne u bëjmë thirrje ashtu siç e thashë, duam të alarmojmë faktorin ndërkombëtar po të njëjtën kohë u bëjmë thirrje edhe pjesëtarëve shqiptarë që janë në Qeveri. Aty janë për të mbrojtur interesat edhe të atyre që i votuan”.

Ditë më parë për çështjen financiare që lidhet me Qeverinë dhe kompaninë “Bechtel Enka” foli edhe kryeministri, po pati sqarim edhe nga kompania. Kujtojmë gjithashtu se nga kjo kompani së fundmi janë larguar rreth 50 punonjës që janë shtetas të RMV-së e që kanë qenë të angazhuar në ndërtimin e Korridorit 8.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING