(VIDEO) Mucunski: Shtetasit e Maqedonisë së Veriut nga Lindja e Mesme do të evakuohen këtë javë

(VIDEO) Mucunski: Shtetasit e Maqedonisë së Veriut nga Lindja e Mesme do të evakuohen këtë javë

“Evakuimi i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, që ndodhen  në Lindjes e Mesme po realizohet me sukses”. Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, duke shtuar se siguria e tyre është prioritet absolut.

TIMÇO MUCUNSKI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME DHE I TREGËTISË SË JASHTME

“Qëllimi ynë është që të gjithë aeroplanët tanë të mbushen maksimalisht në kapacitetin e tyre. Dje në Aeroportin e Dubait, 14 persona, që kanë kërkuar deri në momentin e fundit evakuim, vendosën që mos të paraqiten. Për fat të mirë kishim të përgatitur plan për situatë të tillë, kishim listë pritjesh, dhe Ambasada jonë në Abu Dabi menjëherë kontaktoi me grup qytetarësh që ishin të gatshëm të vijnë”.

Mucunski njoftoi se evakuimi nga Izrael është realizuar me sukses për të gjithë personat që kanë shprehur gatishmëri ta lënë vendin përmes rrugës tokësore. Sa i përket Emirateve të Bashkuara Arabe, ministri bëri të ditur se tashmë është realizuar një fluturim me 151 pasagjerë, mes tyre edhe shtetas të huaj.

TIMÇO MUCUNSKI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME DHE I TREGËTISË SË JASHTME

“Aktualisht në këtë vend janë të regjistruar edhe rreth 430 shtetas  të Maqedonisë së Veriut  dhe gjatë kësaj jave janë planifikuar edhe dy fluturime të tjera. Gjithashtu, në Doha janë evidentuar 162 persona, prej të cilëve 89 kanë shprehur gatishmëri për evakuim, ndërsa në Kuvajt janë paraqitur 36 persona, në Bahrein 15 dhe në Arabinë Saudite 5 persona. Për ta është planifikuar transport i organizuar drejt Rijadit si pikë qendrore grumbullimi, pas së cilës do të pasojë një fluturim direkt drejt Shkup”.

Që nga momenti i parë i përshkallëzimit të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme, ministri Mucunski tha se kanë vendosur një mekanizëm të përhershëm krize. Përmes një shtabi krize dhe përfaqësive diplomatike-konsullore, ai tha se kanë  qenë në komunikim 24-orësh me shtetasit e vendit, me qëllim të qartë , siç tha, evakuimin e tyre të sigurt, në kohë dhe të organizuar.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING