VLEN bëhet një: Krerët e koalicionit takojnë Albin Kurtin në Prishtinë

VLEN bëhet një: Krerët e koalicionit takojnë Albin Kurtin në Prishtinë

Pas vizitës në Prekaz dhe qëndrimit në konakun e familjes Jashari, krerët e koalicionit VLEN kanë zhvilluar një takim në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një njoftimi publik, përfaqësuesit e këtij koalicioni bënë të ditur se, pas vizitës simbolike në konakun e bacës Rifat Jashari në Prekaz, ata kanë vijuar agjendën e tyre në kryeqytetin e Kosovës, ku janë pritur nga kryeministri Kurti.

Në njoftim thuhet se ky takim vjen pas momentit simbolik në Prekaz dhe se koalicioni tashmë është i bashkuar.

“Pas Prekazit, në konakun e bacës Rifat, sot në Prishtinë tek kryeministri Albin Kurti. VLEN-i një!”, thuhet në mesazhin e publikuar nga krerët e koalicionit.

MARKETING