Mickoski në vendosjen e gurthemelit të kampusit të ri të Universitetit “Nëna Terezë” – Shkup

Mickoski në vendosjen e gurthemelit të kampusit të ri të Universitetit “Nëna Terezë” – Shkup

Gurthemeli i kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza”-Shkup do të vendoset sot në mënyrë solemne në vendndodhjen e universitetit (ish-kazerma “Ilindeni”), në prani të kryeministrit, Hristijan Mickoski, i cili do të mbajë  fjalim në këtë ngjarje.

UNT njoftoi se në këtë ngjarje do të marrin pjesë edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, rektori i Universitetit, Bekim Fetaji, zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli – Shaqiri, përfaqësues nga bashkësia akademike dhe nga institucione shtetërore dhe diplomatë.

  1. “Ky është projekt madhor që shënon fillimin e një etape të re për infrastrukturën arsimore dhe kërkimin shkencor në vend. Ndërtimi i kampusit të ri do të shërbejë si një urë lidhëse mes arsimit cilësor dhe nevojave të tregut të punës, duke siguruar kushte bashkëkohore për gjeneratat e reja të studentëve dhe studiuesve. Ky projekt është dëshmi e përkushtimit tonë për të krijuar një mjedis ku inovacioni dhe profesionalizmi janë në plan të parë”, bëhet e ditur në kumtesën e Universitetit “Nëna Tereza”.

MARKETING