Vjosa Osmani kërkon zgjedhjen e presidentit nga populli, dërgon për votim amendamentet

Vjosa Osmani kërkon zgjedhjen e presidentit nga populli, dërgon për votim amendamentet

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka proceduar në Kuvendin e Kosovës, amendamentet kushtetuese për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit. Këto amendamente ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011. Këtë njoftim ajo e ka bërë përmes rrjetit social facebook, duke thënë:
ZGJEDHJE TË DREJTPËRDREJTA PËR PRESIDENT!, duke bërë thirrje që të gjitha partitë të votojnë amandamentet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit me vota nga qytetarët.

Shkrimi i plotë i Vjosa Osmanit:

ZGJEDHJE TË DREJTPËRDREJTA PËR PRESIDENT!

Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it, sapo kam proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentes/it, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011.

I ftoj të gjitha partitë politike që të votojnë këto amendamente kushtetuese.

Tash e tutje, le të flasë populli!

MARKETING