(VIDEO) 48 orë paraburgim për burrin që rrihte gruan që ra nga ballkoni, përplasen partitë për rastin tragjik
Edhe pse i dyshuar për tre vepra penale, nxitje për vetëvrasje, shkaktim i dëmtimeve trupore që lidhen me dhunën në familje dhe rrezikim i sigurisë, për bashkëshortin e gruas së re, e cila para dy dite ra nga ballkoni i banesës, u caktua paraburgim 48 orësh. Këtë masë prokuroria tha se e ka caktuar derisa të sigurohen prova në lidhje me dyshimet dhe derisa të kryhen ekspertizat, analiza të kamerave dhe veprime të tjera.
Pas këtij rasti, LSDM-ja opozitare kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Pançe Toshkovskit.
Jovana Trençevska, nënkryetare e LSDM-së
“Dy vite denoncime për dhunë familjare, fizike dhe psiqike. 12 denoncime për bashkëshortin, i cili ka pasur edhe akuza të tjera, kurse herën e fundit i ishte gjetur edhe drogë. Institucionet ishin alarmuar, ishte denoncuar, kishte dyshime, kishte indicie për rrezik dhe me reagimin e tyre joadekuad nuk i kanë mbrojtur viktimat”.
Ndërsa VMRO i përgjigjet LSDM-së duke i kërkuar asaj që të mos përdor tragjeditë për poena politike.
LSDM
“LSD kur është në opozitë i përdor tragjeditë për poena politike. Rasti i Neshkovskit, Tamarës së vogël, Lagjes së Trimave, Liqenit të Smillkovës dhe shumë raste të tjera, para se të vijë në pushtet premtonte drejtësi dhe thoshte se do të zbardhej ndonjë e vërtetë e cila fshiheshte pas këtyre tragjedive. Kur erdhën në pushtet i harruan si të kishin amnezi”.
Një grua 31 vjeçare me vajzën e saj 6 vjeç të hënën rreth orës 14:00 kishin rënë nga ballkoni i ndërtesës ku jetonin. Më pas MPB njoftoi se e ndjera shumë herë e kishte denoncuar bashkëshortin në polici për dhunë në familje, por në të gjitha rastet e kishte tërhequr padinë. Të njejtën gjë e kishte bërë edhe dy orë para se të ndodhte tragjedia. Bashkëshorti i saj, kishte dosje kriminale dhe në dhjetor të vitit të kaluar ishte kapur me 20 pako me drogë.
Emine Ismaili /SHENJA/

