(VIDEO) Pishinë moderne për shkollën “7 Marsi” në Çair, investim rreth 1 milion euro
Shkolla Fillore “7 Marsi” në komunën e Çairit, së shpejti do të bëhet me një pishinë moderne, i cili do të kushtojë rreth 1 milion euro. Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i shoqëruar nga ministri i Ekologjisë, Muhamet Hoxha, zv/ministra dhe deputet, sot vendosën gurthemelin e këtij projejkti, i cili tha se t’i shërbejë nxënësve dhe gjithë komunitetit.
Mexhiti sqaroi se objekti sportiv do të ketë dimensione bashkëkohore, me gjatësi 25 metra dhe gjerësi 8.80 metra, ndërsa thellësia e pishinës do të jetë e përshtatur për mësim dhe stërvitje.
IZET MEXHITI, KRYETAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT
“Ky investim krijonë kushte të përshatshme, që çdo nxënës të mësojë notin dhe të zhvillojë aftësitë sportive në kushte të sigurta. Hapet mundësia për ogranizimin e garave lokale dhe për ngritjen e sportit të notit në nivel më të lartë. Para shihen zhvillimi i notit sinkron-zhytjes dhe formimi i kuadrove të reja si trajner dhe shpetues në ujë”.
Mexhiti njoftoi se pishina do të pajiset me garderoba të veçanta, dushe, hapësira për trajnerë dhe pajisje moderne, duke përmbushur standardet e sigurisë dhe efikasitetit energjetik.
Samir Mustafa /SHENJA/

