Shtetas nga Maqedonia e Veriut dhe vendeve fqinje janë evakuuar nga Izraeli, kanë arritur në Beograd
Shtetas të Maqedonisë së Veriut, së bashku me shtatas të Bosnjë e Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi dhe Kroacisë, të cilët janë evekuuar nga Izraeli, rreth orës dy pas mesnatës, arritën në Beograd me fluturim të posaçëm nga Sharm el Sheik, të organizuar nga Qeveria serbe.
Fluturimi special, i cili u nis nga Beogradi dje rreth orës 17:00, mbërriti në Sharm el-Sheikh rreth orës 21:00 sipas kohës lokale dhe u kthye me 67 shtetas të Serbisë të evakuuar nga Izraeli, mes tyre edhe fëmijë të vegjël, raportoi “RTS”.
Fillimisht ishte organizuar kalimi tokësor përmes kufirit egjiptian, përkatësisht transporti deri në aeroportin egjiptian.
Përveç qytetarëve serbë, në aeroplan ndodheshin edhe shtetas të Maqedonisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Sllovenisë, Malit të Zi dhe Kroacisë.
Sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Damjan Joviq, i cili u dërgua në Egjipt për të koordinuar aksionin, tha se përveç faktit që bëhet fjalë për një çështje humanitare, kjo është edhe një mesazh që Republika e Serbisë dëshiron të dërgojë: “duam marrëdhëniet më të mira dhe më të afërta, të mbushura me solidaritet me vendet tona fqinje – Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjën e Hercegovinën”.
Avioni i parë nga Dubai me shtetas serbë zbarkoi në Beograd dje
Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut, që nga fillimi i konfliktit deri më sot, gjithsej 473 shtetas maqedonas kanë kontaktuar përfaqësitë tona diplomatiko-konsullore në Tel Aviv, Doha dhe Abu Dhabi.
“Prej tyre, 19 persona janë paraqitur nga Izraeli, 106 nga Katari, ndërsa 348 shtetas i janë drejtuar DKP-së në Abu Dhabi. Në këtë numër përfshihen edhe 18 persona nga Kuvajti, si dhe 12 persona nga Bahreini”, njoftoi Ministria.

