Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancë, e cila për herë të parë do të transmetohet drejtpërdrejtë

Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancë, e cila për herë të parë do të transmetohet drejtpërdrejtë

Gjykata Kushtetuese sot do të mbajë seancën e tretë, në të cilën është planifikuar të diskutohet për nëntë iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.

Seanca, siç është paralajmëruar, opinioni për herë të parë mund ta ndjekë drejtpërdrejtë, nëpërmjet ueb-faqes zyrtare dhe kanaleve digjitale të Gjykatës.

Gjykata Kushtetuese njoftoi më parë se kjo shënon një hap historik drejt hapjes së plotë institucionale, duke filluar reformën më të madhe në fushën e transparencës që nga ekzistenca e saj – transmetimin e drejtpërdrejtë të seancave.

Para gjyqtarëve kushtetues, në rend të ditës janë disa iniciativa, përfshirë iniciativën nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila kundërshton nenin 14 nëpjesën “Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe” dhe nenin 15 në pjesën “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, nga Ligji për Pagën dhe Kompensimet e tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

MARKETING