Vëllai i të ndjerës në Shkup: Sot ndodhi një vrasje, sot dështoi sistemi ynë

Vëllai i të ndjerës në Shkup: Sot ndodhi një vrasje, sot dështoi sistemi ynë

Në emër të familjes së të ndjerës që humbi jetën sot në Shkup, ka foluar vëllai i saj, Aleksandar Stojanoski. Ai vdekjen e motrës dhe foshnjës së saj e vlerësoi vrasj.

“Edhe pse është e vështirë për mua, dua të flas në emër të familjes sime, sot ndodhi një vrasje. Sot dështoi Ministria e Brendshme, Shërbimet Sociale, sot dështoi i gjithë sistemi ynë… Pas vitesh të tëra raportimesh për dhunë në familje, dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dyve, kërcënime, raportime, tentativë vrasjeje në mes të një institucioni shtetëror, humba mbesën dhe motrën time”, deklaroi Stojanoski.

Ai premtoi që nuk do të ndalet deri sa drejtësia të realizohet, ndërkohë kërkoi nga të tjerët mos të spekulojnë, por ta shpërndajnë statusin e tij që rasti mos të humbet.

“Duke pasur parasysh se pavarësisht të gjitha raportimeve dhe ndodhive, institucionet nuk kanë vepruar deri më tani, kërkoj vëmendje nga publiku dhe mediat për këtë, nuk do ta lëmë të kalojë si një numër, drejtësia duhet të arrijë tek të gjithë!”, deklaroi Stojanovski.
Ndyshe, një nënë me një fëmijë në krahë u hodh nga një ndërtesë në Karposh sot (2 mars) rreth orës 14:00. Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, ata vdiqën në vend.

Dëshmitarë okularë dhe fqinjë nga ndërtesa ku jetonte gruaja kanë deklaruar se ajo është abuzuar nga bashkëshorti i saj, por autoritetet nuk e mbrojtën.

MARKETING