A ka ambicie për të qenë sërish kryetar i ASH-së? Përgjigjet Taravari

A ka ambicie për të qenë sërish kryetar i ASH-së? Përgjigjet Taravari

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në emisionin “Debat në SHENJA”, deklaroi se ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë për një mandat tjetër si kryetar i partisë.

“Ende se kam vendosur, sepse tash e kryej mandatin e parë si kryetar edhe pse kishte shumë zhvillime, ku Aleanca për Shqiptarët ishte aktori kryesor i këtyre zhvillimeve. Ne mund të themi kështu apo ashtu. Edhe në 2024-tën Aleanca ishte vendimmarrëse që të ndodh ndryshimi dhe unë jam shumë krenar se atëherë e kishim atë kauzë kryesore. Ndryshimi ka nis. Dhe me atë filluam, dhe unë jam shumë krenar që arritëm të marrim 107 mijë vota që BDI-ja të shkojë në opozitë”, deklaroi Taravari. /SHENJA/

MARKETING