“Safe City”: 19,066 kundërvajtje në shkurt, 18,172 për tejkalim shpejtësie
Gjatë muajit shkurt janë regjistruar gjithsej 19,066 shkelje përmes sistemit “Qytet i Sigurt”. Prej tyre, për vozitje të shpejtë janë 18,172 shkelje.
Në periudhën nga 1 deri 28 shkurt, nga sistemi “Qyteti i Sigurt” në zonat e qyteteve dhe korridoreve ku janë vendosur kamerat, janë regjistruar gjithsej 19,066 shkelje. Nga numri i përgjithshëm i kundërvajtjeve të regjistruara, numri më i madh është për drejtimin e automjetit me shpejtësi më të madhe nga e lejuara 18,172, më tej për kalim në sinjal të mbyllur (ngjyrë e kuqe) 220 kundërvajtje, ndërsa për drejtimin e automjetit me skadim vlefshmërie të lejes së qarkullimit 674 kundërvajtje.
Gjithashtu, janë shqiptuar gjithsej 653 masa “ndalim të drejtimit”, nga të cilat 220 janë për “kalim në ngjyrë të kuqe”, ndësra 433 janë për “vozitje të shpejtë” informojnë nga MPB-ja.
Shikuar sipas javëve, numri më i lartë i kundërvajtjeve është regjistruar në periudhën nga 2 deri në 8 shkurt – 4.991, ndërsa më i ulëti në periudhën nga 9 deri në 15 shkurt – 4.490, ndërsa sipas ditëve më i larti më 28 shkurt, dhe më i ulëti më 11 shkurt – 377. Mesatarja ditore për muajin e kaluar është 706 kundërvajtje.
“Numri më i madh i kundërvajtjeve është regjistruar në zonën e qytetit të Shkupit – 12.073 ose 63,3 për qind e numrit të përgjithshëm të kundërvajtjeve të regjistruara. Një pjesë e konsiderueshme e kundërvajtjeve janë regjistruar edhe në rrugët përgjatë korridoreve 8 dhe 10 – gjithsej 5.702, dhe numri më i vogël në territorin e SPB Tetovë – 370 dhe lokacione të tjera – 17 kundërvajtje”, thonë nga MPB-ja.
Apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe të gjithë së bashku të kontribuojnë për rrugë më të sigurta dhe më të mbrojtura.c

