(VIDEO) Refuzohet kërkesa e LSM-së, paga minimale rritet për 1 600 denarë

(VIDEO) Refuzohet kërkesa e LSM-së, paga minimale rritet për 1 600 denarë

Protestat e punëtorëve në rrugë nuk e bindën Qeverinë. Paga minimale rritet për 1 667 denarë dhe jo në total 36 000 denarë siç kërkonte LSM. Në Këshillin Ekonomiko-Social, prezantuan informacionin e rritjes së pagës minimale, e cila siç bëri me dije ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, do të jetë 26 046 denarë.

Besar Durmishi, minisër i Ekonomisë

Me këtë harmonizim, paga minimale e cila në vitin 2025 arriti në 36 037 denarë në shumën bruto, për vitin 2026 do të jetë 38 507 denarë bruto, përkatësisht 26 046 denarë neto. Kjo paraqet rritje prej 2 470 denarë në shumën bruto, përkatësisht 1 667 denarë në vlerë neto, krahasuar me vitin 2025. Kjo është zgjidhje sistemore dhe e përcaktuar me ligj”.

Kryeministri Hristijan Micksoki njoftoi se rritja e pagës do të nis nga muaji prill.

Hrisitijan Mickoski, kryeministër

Sot në rend të ditës është informacioni për nivelin e pagës minimale, që do të jetë në vitin 2026 sipas ligjit. Pres që në mbledhjen e ardhshme të qeverisë ta miratojmë si Qeveri dhe pastaj, natyrisht, nga prilli të fillojë pagesa sipas nivelit të pagës minimale për marsin. Presim që dialogu bipartit ndërmjet punëdhënësve dhe punëtorëve të vazhdojë dhe të intensifikohet. Ne si qeveri gjithmonë jemi në dispozicion për të ndihmuar brenda mundësive dhe kompetencave tona”.

Kryeministri tha se me vendimin e Qeverisë janë pajtuar të gjitha sindikatat e tjera. Ndërkaq, Lidhja e Sindikave të Maqedonisë e lëshoi mbledhjen, kur dërgjoi se sa do të rritet paga minimale. Më pas në facebook, ai kërcënoi përsëri me protestë.

Sllobodan Trendafilov, kryetar i LSM-së

Është për të ardhur keq që Qeveria, punëdhënësit dhe të gjitha sindikatat e tjera të jenë të të njejtit qëndrim, dhe ajo është që paga minimale vetëm në mënyrë ligjore të harmonizohet dhe jo të rritet. Për fat të keq, lufta vazhdon sërisht në rrugë, në mes të marsit”.

LSM në protetat e njëpasnjëshme që ka pasur ka kërkuar pagë minimale prej 600 eurosh dhe rritje të pagave të tjera për 100 euro.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

 

MARKETING