(VIDEO) ISHP me rekomandime për Ramazan, hani ushqim të shëndetshëm dhe pini ujë

(VIDEO) ISHP me rekomandime për Ramazan, hani ushqim të shëndetshëm dhe pini ujë

Përderisa qytetarët e komunitetit muslimanë po i shijojnë ditët e muajit të shejtë të Ramazanit, Instituti i Shëndetit Publik ka përgatitur rekomandime të shkurtra për ushqyerjen gjatë agjërimit. Qëllimi, sipas tyre, është që agjërimi të kalojë lehtë dhe në mënyrë të sigurt për shëndetin, duke siguruar energji të mjaftueshme dhe ekuilibër në vakte. Nga Instituti rekomandojnë që qytetarët të bëjnë balancë ushqimore, vakte të larmishe me karbohidrate, proteina bimore, yndyra të shëndetshme dhe vitamina.

INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK

Pini ujë rregullisht gjatë kohës së lejuar, shmagni pijet shumë të ëmbla dhe të gazuara. Ulni ushqimet e skuqura, shumë të kripura ose shumë të ëmbla. Përshini fasule, thjerrëza, qiqra, arra dhe drithëra integrale”.

Nga Intituti i Shëndetit Publik, sqarojnë se rreziqet e mundshme janë lodhja, dehidratimi, mungesë vitaminash dhe probleme me tretjen. Për ç’do probem të mundshëm ata rekomandojnë që të konsultohet mjeku. Sipas tyre, kujdesi për shëndetin është zakoni më i mirë, edhe në ditët e përmbajtjes dhe vetëpërmbajtjes.

Kujtojmë se muaji i Ramazanit ka filluar më 19 shkurt dhe do të përfundojë më 20 mars. Agjërimi fillon në kohën e imsakut, para mengjesit dhe përfundon në kohën e iftarit në mbrëmje, gjegjësishtë 13 orë zgjatë agjërimi në ditë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING