Kuvajti: Disa avionë luftarakë amerikanë janë rrëzuar, ekuipazhet kanë mbijetuar
Ministria e Mbrojtjes e Kuvajtit tha se disa avionë luftarakë amerikanë u rrëzuan sot në mëngjes dhe se të gjithë anëtarët e ekuipazhit kanë mbijetuar, transmeton Anadolu.
“Autoritetet përkatëse nisën menjëherë operacionet e kërkim-shpëtimit, evakuuan ekuipazhet dhe i transportuan ata në një spital për të vlerësuar gjendjen e tyre dhe për të ofruar kujdesin e nevojshëm mjekësor”, tha një zëdhënës i ministrisë në një deklaratë.
Ai shtoi se autoritetet u koordinuan drejtpërdrejt me forcat amerikane në lidhje me rrethanat e incidentit dhe “morën masa të përbashkëta teknike”.
Zëdhënësi tha se po zhvillohen hetime për të zbuluar shkakun e incidentit.

