Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejdi u takua me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejdi u takua me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

Gjatë këtyre ditëve Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Në kuadër të këtyre vizitave, Begaj ka realizuar takime me përfaqësues të lartë shtetëror, si dhe ka zhvilluar takime edhe me krerët e partive politike shqiptare në vend.
Një ndër takimet që Begaj ka realizuar me partitë politike shqiptare, ka qenë edhe takimi i mbrëmshëm me kryetarin e Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejdi.
Lidhur me këtë takim, Rexhepi ka shkruar se
Shqipëria dhe shqiptarët në rajon ndajnë përgjegjësi të përbashkëta për stabilitetin, zhvillimin dhe afirmimin e interesave tona legjitime, ndërsa sipas tij bashkëpunimi qëndrueshëm institucional mbetet garanci për një të ardhme më të sigurt dhe më të dinjitetshme për kombin tonë.⁣

Postimi i plotë i kryetarit të Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejdi:

Mbrëmë, në emër të Lëvizjes “POPULLI”, patëm nderin të zhvillojmë një takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z.Bajram Begaj.⁣

Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, për koordinimin në çështjet me interes kombëtar dhe për forcimin e rolit të shqiptarëve në proceset rajonale dhe europiane.⁣

Shqipëria dhe shqiptarët në rajon ndajnë përgjegjësi të përbashkëta për stabilitetin, zhvillimin dhe afirmimin e interesave tona legjitime. Bashkëpunimi i qëndrueshëm institucional mbetet garanci për një të ardhme më të sigurt dhe më të dinjitetshme për kombin tonë.⁣

Takime të tilla forcojnë lidhjet shtetërore dhe konfirmojnë vullnetin për bashkërendim në funksion të interesit të përbashkët.

MARKETING