Marquez “hap krahun” në kthesën e fundit, Pedro Acosta fiton garën sprint në Tajlandë

Marquez “hap krahun” në kthesën e fundit, Pedro Acosta fiton garën sprint në Tajlandë

Ka startuar sot botërori 2026 në MotoGP, me garën sprint të zhvilluar në pistën e Burinam, në Tajlandë. Piloti spanjoll i KTM, Pedro Acosta ,fitoi garën dhe udhëheq renditjen provizore, e cila u mbyll mes shumë polemikave. Ai parakaloi në kthesën e fundit patriotin e tij Marc Marquez (Ducati), pas urdhërit nga komisarët e garës. Ata penalizuan Marquez, kampionin e botës në fuqi, për parregullsi në parakalimin që i bëri Acosta në xhiron e parafundit. Dy pilotët bënë një garë “rrotë më rrotë”, ku herë udhëhiqte njëri e herë tjetri. Komisarët e garës e cilësuan si të gabuar parakalimin e Marquez, që nuk la hapësirë dhe nxori Acosta jashtë piste. Brenda pak sekondash ata i kërkuan Marquez t’i dorëzonte kreun Acosta, që në tkhesën e fundit e parakaloi dhe mori fitoren. Në podium, i treti, u ngjit edhe spanjolli Raul Fernandez me Aprilia, në një podium tërësisht spanjoll.

MARKETING