Mickoski: Vendimi për Grubin bazohet në informacione konfidenciale, nuk kam marrëveshje me të

Mickoski: Vendimi për Grubin bazohet në informacione konfidenciale, nuk kam marrëveshje me të

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se kishte kërkuar një shpjegim nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare se pse siguria e Artan Grubit do të ishte në rrezik në burg, duke theksuar se këto janë dokumente rreptësishtë të klasifikuara në të cilat as drejtori i burgut të Shkupit nuk ka qasje.

Mickoski për “Sitel” tha se vendimi aktual është arrest shtëpiak, por se kjo nuk do të thotë që masa nuk mund të zëvendësohet me paraburgim efektiv.

Sipas tij, masat përcaktohen nga prokuroria dhe gjykata bazuar në fakte.

Kryeministri akuzoi LSDM-në për përhapjen e një narrative rreth një marrëveshjeje të supozuar me Bashkimin Demokratik për Integrim, duke theksuar se ai ishte personalisht në shënjestër të Grubit dhe se “nuk ka kuptim” të lidhë pakte me të.

Lidhur me kreun e LSDM-së, Venko Filipçe, Mickoski tha se do ta “mbante fjalën” e tij në lidhje me pretendimet për një marrëveshje politike, duke shtuar se kur të vijë momenti për t’u përballur me drejtësinë, kjo nuk duhet të interpretohet si hakmarrje politike.

MARKETING