Ibrahim Memeti: Nëse VLEN bashkohet por vazhdojnë të funksionojnë sikurse tani nuk do të ishte “ndonjë punë e madhe”
Analist politik Ibrahim Memeti në emisionin “Debat në Shenja” i pyetur nëse beson se projekti VLEN është një projekt afatgjatë, tha se formimi i VLEN-it ka qenë i përshpejtuar dhe se kjo ka lënë pasoja edhe në mënyrën e funksionimit.
“Por, pjesëmarrja në Qeveri i ka dhënë një mundësi që ajo të rikonfigurohet brenda vetvetes dhe të faktorizohet aq më tepër nëse ato arrijnë të formojnë një subjekt të vetëm, i cili do të ishte funksional”, deklaroi Memeti.
Memeti tha se për të nuk do të ishte një punë e madhe nëse ata bashkohen dhe vazhdojnë të funksionojnë si tani.
“Nëse bashkohen do të jetë mirë, nuk them se është e kotë, por ajo do të jetë punë e mirë, sepse do të kenë një koordinim më të fortë, do të jenë ndoshta edhe më të fortë edhe në qeveri, gjë që tani nuk e shohim”, u shpreh Memeti.

