Mickoski: VMRO-DPMNE do ta formojë qeverinë e ardhshme edhe pas vitit 2028

Mickoski: VMRO-DPMNE do ta formojë qeverinë e ardhshme edhe pas vitit 2028

Edhe pas vitit 2028, VMRO-DPMNE dhe partnerët e saj të koalicionit do të formojnë qeverinë e ardhshme dhe nuk e shoh se si ju me politika kaq jopopullore dhe duke përfaqësuar inde të buta do të jeni në gjendje të ktheni disa nga votuesit e humbur, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në përgjigjen e pyetjes së deputetit dhe kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe.

Filipçe e ka pyetur kryeministrin se kush është Dushan Adamoviqi, pse është emëruar konsull në Beograd dhe nëse ka një marrëdhënie personale me të, ndërsa dha kritika me nënpyetje mbi kërkesat për rritje të pagave, duke shpjeguar se ka thënë se ligjet duhet të respektohen, por bëri një rritje lineare të pensioneve. Ai kritikoi gjithashtu situatën në bujqësi, energjetikë, ligjin e ri për arsimin e lartë, integrimet evropiane…

Mickoski tha se kjo Qeveri ka rritur pensionet dhe ka rënë dakord për rritjen e pagave me partnerët në sektorin publik dhe theksoi se do të vazhdojë të punojë në interes si të pensionistëve ashtu edhe të punëtorëve.

“Më vjen keq që nuk e keni marrë mësimin dhe po godisni përsëri një grup njerëzish që gjatë tranzicionit disa nga paraardhësit tuaj i lanë në rrugë, ndërsa sot janë pensionistë dhe një pjesë e madhe e tyre u bënë heronj të tranzicionit, duke grabitur pronën publike të qytetarëve dhe qindra njerëz në rrugë si tepricë teknologjike dhe për fat të keq para ardhjes së kësaj qeverie pensionet e tyre ishin katastrofale dhe me ardhjen e kësaj qeverie pensionet ende nuk janë në gjendje si që meritojnë, por aq sa mundëm brenda mundësive arritëm të kursenim fonde të caktuara dhe të rrisnim pensionet e pensionistëve”, tha Mickoski.

Ai shtoi se të dhënat e fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS) tregojnë se paga mesatare për vitin e kaluar është rritur për 9.6 për qind, gjë që ai theksoi se nuk është e mjaftueshme dhe duhet të rritet, por se këto janë mundësitë që kemi tani si ekonomi dhe qeveri në kuptimin e asaj që është rënë dakord në sektorin publik deri në vitin 2028, kur kjo qeveri ka marrë një mandat nga qytetarët.

“Pas kësaj do të shohim, megjithëse po ju them tani se edhe pas vitit 2028, VMRO-DPMNE dhe partnerët e koalicionit do ta formojnë qeverinë e ardhshme, dhe për fat të keq me politika kaq jopopullore që keni dhe përfaqësoni indin e butë të identitetit maqedonas dhe skenës politike në vend, me deklarata kësisoj nuk e shoh se do të jeni në gjendje të ktheni pak nga ajo substancë që humbët tek votuesit maqedonas”, tha Mickoski.

Në përgjigje të kritikave të Filipçes për Propozim- ligjin për arsimin e lartë, Mickoski deklaroi se nuk kemi një universitet në 2000 më të mirët sipas listës së Shangait, sepse, siç tha ai, “me një ligj që u fut fshehurazi nga ish ministrja e Arsimit Renata Deskoska, tani mund të bëhesh profesor i rregullt pasi të kesh botuar gjashtë punime”.

“Ju e keni shkatërruar arsimin. Sot kërkojmë që çdo profesor që merr një pagë prej 120.000 deri në 140.000 denarë, falë kësaj Qeverie të bëjë punën e tij, pra të botojë punime në revista cilësore, me faktor ndikimi dhe që janë në bazën e të dhënave. Ata duhet të shkruajnë sepse po i paralizojmë studentët tanë dhe për këtë arsye më të mirët shkojnë në Lubjanë, sepse ato universitete organizojnë panaire këtu dhe u ofrojnë atyre bursa. Kjo është politikë. Do t’i sjellim fëmijët tanë në shtëpi. Nëse për këtë duhet të bie nga Qeveria, do të bie”, tha Mickoski.

Lidhur me kritikat nga opozita për bllokimin e eurointegrimeve, Mickoski theksoi se “nuk do të ndjekim një politikë të butë ndaj BE-së”.

“Ju jeni indi i butë. Për sa kohë që bëni deklarata të tilla, do të kemi politikanë nga Bullgaria që do ta dinë se kemi ind të butë në identitetin kombëtar maqedonas dhe gjithmonë do të përpiqen të luajnë kartën e rezistencës më të vogël. Nuk mund të arrini asgjë me këtë. Do të mbaheni mend në histori si njeriu që ishte indi i butë i partisë që ishte indi i butë i identitetit kombëtar maqedonas. Nuk ju këshilloj ta bëni këtë. E dini çfarë do të thotë të mbahesh mend në histori, jeni nga Ohri, e dini saktësisht çfarë dua të them, kush dhe si i dorëzoi reliktet”, deklaroi Mickoski.

Filipçe më parë i tha Mickoskit se “nën komandën e tij të drejtpërdrejtë, deputetët e shumicës i lanë punëtorët pa një rritje të merituar të pagave” dhe se “ndihet kriza në të gjitha segmentet e bujqësisë”.

MARKETING