(VIDEO) Shqipja përplas ministren e arsimit dhe gazetarët

(VIDEO) Shqipja përplas ministren e arsimit dhe gazetarët

Gjuha shqipe mbetet një problem real më tē cilën përballet shpesh Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Problem me shqipen Janevska pati edhe sot në Universitetin e Tetovës.

Ajo pati një përplasje verbale me gazetarët po edhe kërkoi nga rektori Zejneli që fjalimin që ai e tha në shqip, ta përsëris edhe në maqedonisht.

VESNA JANEVSKA – MINISTRE E ARSIMIT

Kërkoj ndjesë nëse mundet njëherë në Maqedonisht pastaj të shkohet me pyetje”…

Ndëryrje pati edhe kur u pyet nëse ligji do tërhiqet, përsëri kërkoi përgjigje nga rektori.

VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT

Rektor a kërkuat një gjë të tillë, që ligji të tërhiqet”…

E kur u pyet se pse nuk merr përkthyes, Janevska tha se ajo flet në gjuhën zyrtare të shtetit dhe nuk është e obliguar për përkthyes. Megjithatë tha se kupton shqip..

VESNA JANEVSKA – MINISTRE E ARSIMIT

Maqedonia ka një gjuhë zyrtare dhe një tjetër që e flasin bashkësitë e tjera, po unë ndodhem në Tetovë, ku flitet gjuha shqipe dhe nuk duhet të kem përkthyes, ju duhet ta dini edhe gjuhën maqedonase, unë paksa kuptoj këtë e kam thënë disa herë, por që të mos gaboj, i lus që në mënyrë të kulturuar të më përkthehet”.

Kjo nuk është hera e parë që Janevska kërkon përkthim të deklaratave, posaçësisht kur ajo është në Tetovë.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING