Fetai për deklaratën e Fazliut se Lëvizja Arbëria është më e strukturuar në Likovë: Realiteti është ndryshe!
Zv/kryeministri Arben Fetai, në emisionin “Debat në Shenja”, duke komentuar deklaratën e Bekim Fazliut të dhënë po në emisionin “Debat në Shenja” se ata janë partia më e strukturuar në komunën e Likovës, tha se beson se ai ka qenë i prekur te pika e tij më e dobët, tek Menduh Thaçi dhe prandaj ka dalë “nga vetja”.
“Kandidaturat për kryetar komunash janë definuar varëisshtë nga raportet e forcave në terren. Po të kishte qenë e organizuar Lëvizja Arbëria asisoji, në mënyrë aq të mirë dhe po most ë kishte qenë ASH, unë i pari do kisha thënë që ta marrin kandidaturën dhe grahni me kandidatin më të mirë që e keni. Por realiteti është ndryshe, njerëzit nganjëherë flasin nën ndikim të emocioneve”, tha Fetai.

