Volejbollistja Erjona Jonuzi shkëlqen në Sllovaki, kryeson listën e shërbimeve (ace)!
Volejbollistja tetovare Erjona Jonuzi po shkëlqen në sezonin 2025/2026 të Niké Extraliga Women, liga më e lartë e volejbollit për femra në Sllovaki.
Pas zhvillimit të xhiros së 18-të kampionatit, Jonuzi është renditur e para në ligë për numrin e shërbimeve (ace) të realizuara, me 27 ace në total, një arritje që e vendos atë në krye të statistikave individuale në këtë kategori.
Performanca e Jonuzit ka qenë kyçe për VK Nove Mesto nad Váhom këtë sezon, ku ajo ka treguar konsistencë në shërbim, duke dhënë kontribut të rëndësishme për skuadrën e saj. Me këtë ritëm, ajo vazhdon të jetë një nga figurat më të ndritshme të ligës sllovake të volejbollit dhe një lojtare me ndikim të dukshëm në konkurrencë.

