(VIDEO) Transportuesit e Ballkanit sërish paralajmërojnë bllokada

(VIDEO) Transportuesit e Ballkanit sërish paralajmërojnë bllokada

Bashkimi Evropian i ka refuzuar të gjitha propozimet e transportuesve nga Ballkani Perëndimor, me të cilat duhej të zgjidhej problemi i qëndrimit të tyre në zonën Shengen. Pas refuzimit, transportuesit kanë marrë vendim për një bllokadë të re të pikave kufitare për mallra, por për momentin nuk dihet data e saktë e bllokadave të reja.

Propozimet që në takimin e fundit autoritetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe transportuesit ia kanë dërguar Komisionit Evropian janë refuzuar me komente se janë “të pamundura, tepër kreative dhe në kundërshtim me legjislacionin e Shengenit”, ndërsa është propozuar që shoferët ta paraqesin qëndrimin në ndonjë nga shtetet më të afërta anëtare të BE-së, gjë që për transportuesit ka qenë e papranueshme.

Transportuesit reagojnë ndaj, siç thonë ata, trajtimit të pabarabartë dhe kufizimeve me të cilat përballen gjatë transportit të mallrave drejt vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Ata theksojnë se rregulloret e reja dhe procedurat administrative krijojnë kosto shtesë dhe vonesa, gjë që ndikon drejtpërdrejt në konkurrueshmërinë e tyre.

Protestat kishin nisur më 26 janar 2026 me kërkesën që shoferët profesionistë të mos trajtohen si turistë në zonën Shengen, por të marrin rregulla të veçanta për qëndrim. Bllokadat u pezulluan më 29 janar pas njoftimit se Komisioni do t’i shqyrtojë masat e mundshme korrigjuese, por pas publikimit të qëndrimit zyrtar të KE-së se nuk do të ketë ndryshime të veçanta për transportuesit, u hapën reagime dhe pakënaqësi të reja mes transportuesve.

/SHENJA/

MARKETING