Kasami nuk e komenton deklaratën e Mickoskit: Sonte në mbledhje do t’i diskutojmë të gjitha çështjet
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami nuk ka komentuar deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili, sot, tha se ai është mandatari dhe vendos për formimin e Qeverisë.
Kasami tha se nuk dëshiron të flasë për tema politike, sepse të njëjtat do të shqyrtohen në mbledhjen e sontme të partisë të paralajmëruar për në ora 19:00.
“Atë që kisha ta them e thashë mbrëmë. Ndërkohë sot në mbrëmje do të kemi mbledhje të kryesisë dhe do t’i diskutojmë të gjitha çështjet”, deklaroi Bilall Kasami.

