Sali takon Ambasadorin Denion Mejdani, në fokus bashkëpunimi dypalësh
Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka zhvilluar sot një takim zyrtar me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Mejdani, ku në qendër të diskutimeve ishte thellimi i marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve.
Gjatë takimit, palët biseduan për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, si dhe për iniciativa konkrete që synojnë lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave. Vëmendje e veçantë iu kushtua projektit “One Stop Shop”, i cili konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të shërbimeve kufitare dhe rritjes së efikasitetit institucional.
Sali u shpreh se iniciativa të tilla jo vetëm që forcojnë lidhjet mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, por gjithashtu kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe rajonal.

