(VIDEO) Provimi i jurisprudencës, kryeparlamentari Gashi mbështet studentët
Përgjigjja negative e Drejtësisë kundrejt studentëve shqiptar për jurisprudencën mund të jetë e fundit që Fillkov mund ta thotë si ministër. I pyetur nga gazetarët për interpelancën ndaj ministrit të Drejtësisë në Kuvend, kryeparlamentari Afrim Gashi tha se një gjë e tillë ende nuk ka arritur në Kuvend, por nëse ka një gjë të tillë do ta vendos para deputetëve.
Sipas Gashit, për të ngritur interpelancë duhen së paku pesë deputetë.
AFRIM GASHI – KRYEPARLAMENTAR
“Rregullorja është e qartë, për të ngritur interpelancë duhen më së paku 5 deputet, por deri më tani nuk ka një iniciativë të tillë. Në momentin që do të kemi kërkesë do ta vendosim në seancën e parë të rradhës që do të mbahet”
Veç kësaj, kryeparlamentari Gashi në brifingun me gazetarët, deklaroi se ka mbështetur kërkesën e studentëve shqiptar të cilët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Ai deklaroi se e drejtë e studentëve është që të zgjedhin se në çfarë gjuhe do ta kryejnë provimin sepse një gjë të tillë ua lejon ligji për përdorimin e gjuhëve.
Tema e shkarkimit të ministrit Fillkov është hapur pasi dit më parë pati kryqëzim të përgjigjeve mes ministrit Fillkov dhe kryeministrit Mickoski. Përdallim prej Fillkovkit që dha përgjigje negative, kryeministri Mickoski deklaroi se studentëve shqiptarë një gjë të tillë ua mundëson ligji i gjuhëve që aktualisht është në fuqi.
Ndërkaq për këtë çështje, Bashkimi Demokratik për Integrim, ka propozuar disa ndryshime ligjore në Kuvend.
Kujtojmë, dit më parë afërsisht 400 student shqiptar dorëzuan peticion deri tek Ministria e Drejtësisë me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe, por e njëjta u refuzua.
Mevludin Imeri /SHENJA/

