(VIDEO) Pritet të vazhdojë moti i vranët dhe me shi

(VIDEO) Pritet të vazhdojë moti i vranët dhe me shi

Reshjet e shiut pritet të vazhdojnë. Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike kanë njoftuar se nesër pritet mot i vranët, me reshje të herëpashershme shiu që mund të jenë më intensive në pjesët juglindore. DPHM thekson se për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë, reshjet e shiut në disa zona më të larta do të shndërrohen në borë.

‘’Në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Në Shkup, kryesisht me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor’’, njofton Drejtoria.

DPHM gjithashtu ka theksuar se ditën e martë, moti pritet të jetë me vranësira të ndryshueshme, me kushte për shi të dobët lokal. Pritet të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa pasdite në disa vende përgjatë luginës së Vardarit herë pas here mund të ketë erë e përforcuar nga drejtimi juglindor. Kurse të mërkurën, pritet mot kryesisht me vranësira. Pasdite paralajmërohet të ketë reshje të herëpashershme lokale shiu, ndërsa në malet më të larta në veriperëndim reshje shiu dhe bore.

Ditën e enjte pritet mot mesatarisht i vranët. Sipas meterologëve, pasdite në të gjitha zonat pritet të ketë kushte për reshje të herëpashershme lokale shiu, ndërsa në malet më të larta reshje shiu dhe bore.

/SHENJA/

MARKETING