Provimi i jurisprudencës në shqip, Spiropali: Përgëzime për studentët shqiptarë!

Provimi i jurisprudencës në shqip, Spiropali: Përgëzime për studentët shqiptarë!

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë Elisa Spiropali, ka përgëzuar studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe mënyrën se si ata kanë artikuluar kërkesën e tyre për përdorimin e gjuhës shqipe në përputhje me të drejtat e garantuar nga Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi.
“Vlerësojmë gjithashtu gatishmërinë e institucioneve të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht Kryeministrit Mickoski dhe Zëvendëskryeministrit Sali, për ta trajtuar këtë çështje me seriozitet dhe në përputhje me Kushtetutën dhe kuadrin ligjor të vendit.
Dialogu, zgjidhjet institucionale dhe respekti për të drejtat mbeten rruga më e sigurt për forcimin e besimit dhe standardeve demokratike”, ka shkruar ministrja Spiropali.

MARKETING