(VIDEO) Tragjedia e diskotekës, dëshmi rrëqethëse nga zjarrfikësit, gjetëm njerëz të djegur në karrige
Aq i shpejtë dhe i fuqishëm ka qenë zjarri saqë kemi gjetur trupa njerëzish mbi karrika dhe duartë mbi tavolina. Njoftimin për zjarrin në diskotekën Puls në Koçan, zjarrfikësit lokal e kanë marrë në orën 2:35. Ndërsa ekipi i parë në vendngjarje kishte aritur 5 minuta më vonë. Prioritet ishte shpëtimi i jetëve, e më pas shuarja dhe lëshimi i ujit. Zjarri ishte lokalizuar diku në orën 04:00. Kështu e kanë përshkruar 16 marsin dëshmitarët e sotëm, zjarrfikës të cilët natën e kobshme kanë qenë kujdestarë.
Bllagojço Paunov, zjarrfikës në Njësinë e Zjarrfikësve në Koçan
“Kur shkuam, shumë trupa kishte para diskotekës. Por, edhe shumë njerëz ishin të ngujuar në derën hyrëse. Ishin të ngatërruar, i kemi tërhequr me vështirësi. Kërkuam nga policia që të dërgojnë njerëz për të na ndihmuar. Me ekipe të kombinuara, filluam t’i nxjerrim fëmijët. Ata që ishin me peshë më të dobët, i nxjerrim më lehtë, kurse ata që ishin më të plotë, tërheqja ishte më e vështirë. Disave nuk ju punonin këmbët sepse ishin në shok, prandaj i merrnim në duar”.
Numri më i madh i personave të ngujuar, të vdekur dhe të lënduar sipas dëshmisë së komandantit të Njësisë së Zjarrfikësve Koçan Dragan Apostollov, ishte në korridorin, pas derës hyrëse të lokalit. Brenda në lokal siç shpjegoi ai, kishte shumë tym dhe ishte shumë nxehtë. Edhe pse kishte pajisje mbrojtëse, ai tha se ka pasur djegje dhe fluska në duar dhe kokë.
Dragan Apostollov, komandanti i Njësisë së Zjarrfikësve Koçan
“Shuarja e zjarrit u rëndua shumë. Para toaletit kishte një kuti hidranti, brenda kishte një tubë uji, por nuk kishte valvul dhe nuk mund ta përdornim. Kishte edhe aparatet kundër zjarrit të përdorura dhe të hedhura mënjanë prej 9 kilogramësh”.
Gjykimi do të vazhdoj me dëshmitarët e prokurorisë.
Emine Ismaili /SHENJA/

