(VIDEO) Filipçe: Qeveria ta shkurtojë luksin dhe ta bëjë minimalen 600 euro

(VIDEO) Filipçe: Qeveria ta shkurtojë luksin dhe ta bëjë minimalen 600 euro

Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, ofron zgjidhje për pagë minimale prej 600 eurosh. Përmes ribalancit të buxhetit, tha se mund të sigurohen deri në 200 milion euro për paga. Filipçe theksoi se në Buxhet ka para, përkatësisht se ka njësi nga të cilët mund të sigurohen fonde për pagë minimale.

Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së

“Nuk mund të planifikohen para vetëm për luks, për udhëtime dhe të mos ketë para për nevojat themelore të punëtorëve. Nëse duan, nëse ka dëshirë të vërtetë, vullnet, nëse ka ide për të përmbushur nevojat reale të qytetarëve, në buxhet ka para. Sipas propozim-ligjit që e ka paraqitur LSDM-ja për pagë minimale më të madhe, janë të nevojshme 7.5 miliard denarë, gjegjësisht 120 milion euro. Ato mund të sigurohen nga disa njësi të buxhetit”.

Ai shtoi se standardi i jetesës së punëtorëve është përkeqësuar gjatë dy viteve të fundit, çmimet po rriten vazhdimisht dhe qeveria nuk po bën asgjë për të ndihmuar qytetarët.

Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së

“Qeveria e VMRO-së dhe ZNAM-it nuk ka bërë asgjë për të siguruar që pagat të vazhdojnë të rriten në mënyrën e duhur, në mënyrë që njerëzit të mund të sigurojnë jetesën deri në fund të muajit në kushte kur çmimet po rriten në mënyrë të pakontrollueshme, kur shporta e sindikatës tejkalon 66,000 denarë dhe më shumë se një e treta nevojitet vetëm për ushqim dhe pije”.

Filipçe theksoi se kërkesa e Lidhjes së Sindikatave për pagë minimale është e justifikueshme dhe e nevojshme sepse bazohet në nevojat reale të punëtorëve.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING