(VIDEO) Kërkesat e transportuesve, evidentimi biometrik përmes sistemit elektronik shtyhet për shtator

(VIDEO) Kërkesat e transportuesve, evidentimi biometrik përmes sistemit elektronik shtyhet për shtator

Evidentimi biometrik përmes sistemit elektronik për hyrje dhe dalje në vendet e zonës Shengen, në vend që të nis nga fillimi i muajit prill, shtyhet për muajin shtator të këtij viti. Në ndërkohë, formohet grup pune në nivel ekspertësh e cila që javën e ardhshme do të nis takimet dhe do ti materializoj konkluzionet e mbledhjes së sotme të nivelit të lartë. Ky është epilogu i takimit të zëvendës kryeministrit dhe ministrit të Transportit Aleksandar Nikollovski dhe ministrat tjerë të transportit të Malit të Zi, Serbisë, Bosnje Hercegovinës, Kosovës dhe Shqipërisë, me përfaqësues të Komisionit Evropian.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Transportit në takim është diskutuar me tejkalimin e problemeve me të cilat po përballen transpotuesit në vendet e zonës Shengen si dhe gjetjen e një zgjidhje afatgjate për transportuesit.

Ministria e Transoportit

Në pritje të një zgjidhjeje të përhershme, Nikolloski shtoi se është e nevojshme që Komisioni Evropian ta identifikojë realisht problemin me sektorin e transportit dhe rrjedhën e pandërprerë të transportit dhe sa më shpejt të zbatojë masa të përshtatshme që do të sigurojnë parashikueshmëri dhe funksionim të pandërprerë të kompanive të transportit që operojnë në trafikun ndërkombëtar rrugor”.

Gjithashtu bëjnë me dije se KE ka potencuar se rëndësinë e sektorit të transportit dhe ndikimin në ekonominë e përgjithshme dhe kanë paralajmëruar përkushtim në gjetjen e një zgjidhje afatgjate të pranueshme, e cila do të jetë në interes të të gjitha palëve të tanguara. Ndërsa në takim thonë se është theksuar se kjo temë është shumë me rëndësi për BE-në dhe në periudhën në vijim, do të vazhdoj komunikimin mes të gjitha palëve të ëprfshira.

Javën e kaluar, transportues nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina kanë bllokuar pikat kufitare për trafikun e mallrave, për shkak të ashpërsimit të procedurave për të hyrë në Zonën Shengen.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

 

MARKETING