651 shkelje të trafikut të regjistruara dje përmes sistemit “Qytet i Sigurt”, 585 për tejkalim shpejtësie
Gjatë ditës së djeshme (02.02.2026), përmes sistemit “Safe City” janë evidentuar gjithsej 651 shkelje të rregullave të trafikut në territorin e shtetit.
Sipas të dhënave zyrtare, 50 shkelje kanë të bëjnë me kalimin në semafor të kuq, 585 shkelje janë regjistruar për vozItje me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa 16 shkelje kanë të bëjnë me qarkullimin e automjeteve të paregjistruara.
Në bazë të këtyre shkeljeve, autoritetet kompetente kanë shqiptuar gjithsej 58 masa ndalimi për drejtimin e automjeteve motorike.
Nga institucionet përgjegjëse u bëhet apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore në mbarë territorin e shtetit.

