Takim i ministrit Mucunski me Qytetarë të Maqedonisë së Veriut që jetojnë dhe punojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Takim i ministrit Mucunski me Qytetarë të Maqedonisë së Veriut që jetojnë dhe punojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, së bashku me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova, sot në Dubai u takuan me qytetarë të Maqedonisë së Veriut që jetojnë dhe punojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe – profesionistë të suksesshëm të cilët me njohuritë dhe përvojën e tyre japin një kontribut të rëndësishëm për ekonominë lokale.

Pas takimit, siç informoi Ministria, Mucunski theksoi se qytetarët e Maqedoisë së Veriut në diasporë përfaqësojnë një urë të rëndësishme midis shtetit amë dhe vendeve në të cilat jetojnë dhe punojnë, veçanërisht në fushat ekonomike dhe tregtare.

Në takim u bisedua edhe për potencialin për thellimin e bashkëpunimit midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, me fokus në ekonomi dhe tregti, si dhe rolin dhe kontributin e diasporës në këtë proces.

Ministri i njohu të pranishmit edhe me aktivitetet e Qeverisë dhe Ministrisë që lidhen me diasporën, përfshirë Strategjinë për Përparimin e Bashkëpunimit me Diasporën, e cila është në fazën e saj përfundimtare, si dhe mundësitë për përfshirjen e tyre më aktive në nismat zhvillimore dhe ekonomike në shtet.

MARKETING