ASH: Hetim të menjëhershëm ndaj Kasamit, pas investigimit të javores “Fokus”

ASH: Hetim të menjëhershëm ndaj Kasamit, pas investigimit të  javores “Fokus”

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas publikimit të një hulumtimi nga revista Fokus, me titull “Lugina e Ujqve e kreut të Tetovës”, ku ngrihen dyshime për keqpërdorime në ndarjen e tenderëve publikë në Komunën e Tetovës dhe atë të Zhelinës.

Sipas ASH-së, kompani të afërta me kryetarin e Tetovës, Bilall Kasami, deputetin Adnan Azizi dhe zyrtarë të tjerë të pushtetit, kanë përfituar tenderë publikë në vlerë mbi 6 milionë euro.

ASH thekson disa shqetësime kryesore:

  • favorizimin e kompanisë “Murana Kompani”, që sipas tyre është në pronësi të një familjari të kryetarit të Tetovës;

  • lidhje mes kompanive që kanë fituar tenderë gjatë dy mandateve radhazi;

  • mungesë kriteresh profesionale në procedurat e tenderimit, gjë që sipas ASH-së ka dëmtuar konkurrencën e ndershme.

Aleanca për Shqiptarët kërkon që Prokuroria Publike të nisë hetime me detyrë zyrtare për këto dyshime.

“Paratë publike nuk janë pronë personale apo partiake”, thuhet në reagimin e ASH-së, duke shtuar se mungesa e reagimit nga Komuna e Tetovës rrit dyshimet.

Nga ASH kërkohet hetim i shpejtë dhe i paanshëm, ndërsa deri tani Komuna e Tetovës nuk ka reaguar ndaj këtyre akuzave.

MARKETING