(VIDEO) Sindikatat dhe Qeveria kursesi të merren vesh, dështoi takimi

(VIDEO) Sindikatat dhe Qeveria kursesi të merren vesh, dështoi takimi

Në ora 9 të mëngjesit, kreu i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë në zyrat e sindikalistëve kishte planifikuar në takim qeveritarët , ndërsa qëllimi ishte nënshkrimi i një marrëveshjeje për rritjen e pagës minimale në 600 euro, me zbatim nga pagesa e muajit shkurt. Por, pritja shkoi huq sepse asnjë zyrtar i Qeverisë nuk u ul përballë kreut të LSM-së, Sllobodan Trendafillov. Nga LSM-ja njoftojnë se marrëveshja parashihte edhe rritje të pagave të tjera për të paktën 6.000 denarë, me qëllim zbutjen e problemit të të ardhurave të ulëta që i marrin një numër i madh i punëtorëve në vend. Sindikata reagon edhe ndaj paralajmërimeve për shfuqizimin e disa dispozitave të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive, duke paralajmëruar se kjo do të nënkuptonte ulje reale të pagave për rreth 21,8% për mbi 130.000 të punësuar në sektorin publik.

SLOBODAN TRENDAFILLOV – LIDHJA E SINDIKATAVE TË RMV-SË

Nuk janë problem vetëm këto paga, problem janë pagat e ulëta që i marrin një numër i madh i punëtorëve dhe për këtë arsye duhet menjëherë të rriten pagat e tjera për të paktën 6.000 denarë dhe paga minimale të rritet në 600 euro. Sot ranë maskat, u demaskuan gënjeshtrat që përfaqësuesi i Qeverisë i kishte deklaruar ditët e fundit. Sot nuk erdhi, ashtu siç e kishim ftuar – ata kishin prioritete të tjera dhe u konfirmua se për ta nuk është prioritet rritja e pagave të punëtorëve, as paga minimale, as pagat e tjera

Me përgjigje të shpejtë për LSM-në doli VMRO-DMPNE-ja. Sipas VMRO-së, Sllobodan Trendafillov, është i përzgjedhur i LSDM-së, dhe i njëjti edhe sot vazhdon të punojë për LSDM-në, e jo për interesin e punëtorëve.

Pushtetarët thonë se Trendafillovi refuzon rritjen e pagave për punëtorët e sektorit publik, sepse duhet t’ua kthejë borxhin politik LSDM-së, parti që e vendosi në krye të sindikatës.

VALENTIN MANASIEVSKI, VMRO-DPMNE

VMRO-DPMNE është parti që mendon për të ardhmen dhe për të mirën e punëtorëve. Zgjidhja e vetme reale për rritjen e pagave dhe të pagës minimale, pa shkaktuar krizë ekonomike, inflacion të lartë dhe vrima në buxhet, është rritja e pagave për rreth 14% në prill të këtij viti dhe gjithsej rreth 40% deri në vitin 2028. Kjo do të thotë se paga në administratë do të rritej për mbi 10.000 denarë vetëm brenda dy viteve nga sot. E ftojmë Trendafillovin që, të paktën një herë, ta lërë politikën anash dhe të mendojë për qytetarët dhe punëtorët. Ta pranojë propozimin e Qeverisë dhe punëtorët të marrin paga më të larta.

Lufta mes pushtetit dhe sindikalistëve ka filluar pas protestës së organizuar nga LSM-ja për rritje të pagave minimale. LSM-ja për më tepër ka njoftuar se nga këtë javë do të fillojnë me bllokimin e institucioneve. Për më tepër, kanë njoftuar se bllokada do të fillojë nga Kuvendi sepse sipas LSM-së, janë fajtor deputetët që rrogat e punonjësve nuk votohen.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING