(VIDEO) Gjatë janarit rreth 16 mijë shkelje trafiku, 74 të arrestuar
Gjatë muajit janar, janë shqiptuar gjithsej 15.943 urdhër-pagesa për kundërvajtje në trafik. Prej tyre, 3.683 shkelje kanë të bëjnë me mosrespektimin e shpejtësisë së lejuar të lëvizjes.
Ministria e Punëve të Brendshme informoi se për drejtim të pakujdesshëm të automjetit janë privuar nga liria 74 persona. Prej tyre, 67 për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, një për drejtim të automjetit nën ndikimin e drogës dhe substancave psikotrope ose prekursorëve, një për drejtim të automjetit në drejtim të ndaluar, një për tejkalim të shpejtësisë së lejuar në zonë të banuar dhe katër për tejkalim të shpejtësisë jashtë zonës së banuar.
MPB
“Gjatë janarit janë evidentuar 4.233 kundërvajtje për parkim të parregullt, 1.611 masa ndaj drejtuesve që kanë vozitur pa patentë shofer dhe 474 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit”.
Në përputhje me Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor, janë sanksionuar 16 motoçiklistë për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse, 184 këmbësorë si dhe një drejtues i trotinetit elektrik. Gjithashtu, 1.093 pjesëmarrës në komunikacion janë gjobitur për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Sipas Ligjit për automjete, nga komunikacioni janë larguar 310 automjete të paregjistruara dhe 141 automjete për shkak të parregullsive teknike. Janë sanksionuar edhe 90 drejtues për mosrespektim të rregullave lidhur me errësimin e xhamave të automjeteve, si dhe një drejtues për vendosje dhe përdorim të paautorizuar të pajisjeve me sinjale të posaçme ndriçuese dhe zanore.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kontrollet në trafik do të vazhdojnë, ndërsa pjesëmarrësve në komunikacion u bëjnë thirrje që tí respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. /SHENJA/

