Portugalia fiton Suedinë dhe siguron pozitën e 5-të
Portugalia ka fituar 36:35 ndaj Suedisë me një gol në sekondën e fundit nga Martim Koshta, në një ndeshje të fortë për vendin e pestë në Kampionatin Europian. Edhe pse të dy ekipet tashmë ishin kualifikuar për Botërorin, ata luajtën si për një medalje. Në pjesën e parë rezultati ishte baraz, 16-16, dhe pjesa e dytë ishte gjithashtu e barabartë. Në minutën e fundit rezultati ishte 34-34. Francisko Koshta solli avantazhin për Portugali, por Bergendal barazoi. Në aksionin e fundit, Martim Koshta shënoi golin e fitores. Ndërkaq sonte në program janë edhe ndeshjet Gjermani – Kroaci si dhe Danimarkë – Islandë. /SHENJA/

