Janevska: Ligji për arsim të lartë të hënën në ENER, arsimtarët do të kenë rritje prej 7,5 për qind të pagës së marsit
Propozim-ligji për arsimin e lartë të hënën do të vendoset në regjistrin kombëtar të rregullave (ENER) për diskutim dhe dhënien e propozimeve dhe sugjerimeve. Kjo është një nga pakoja tre ligje të lidhura – krahas tij, në ENER pritet të vendosen edhe Ligji për cilësi në arsimin e lartë dhe Ligji për veprimtari shkencoro-hulumtuese.
“Në këtë moment në komunitetin akademik më së shumti interes shfaqin kriteret për zgjedhje në funksione, financimin e universiteteve dhe mundësitë për avancimin e tërë komunitetit akademik”, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në ngjarjen për programin arsimor evropian Erazmus+ në Fakultetin ekonomik të UCM-së.
Ajo paralajmëroi edhe rritje të pagave të arsimtarëve në mars, në pajtim me marrëveshjen katërvjeçare mes Qeverisë dhe SASHK-së.
“Ashtu siç jemi dakorduar, jo vetëm për këtë vit, por për të gjitha katër vitet, arsimtarët do të kenë rritje të pagave – paga e marsit, respektivisht në prill, do të ketë rritje për 7,5 për qind”, tha Janevska.

