Bisedë telefonike Mucunski – Kos: Në fokus sfidat ekonomike me transportuesit

Bisedë telefonike Mucunski – Kos: Në fokus sfidat ekonomike me transportuesit

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski, realizoi sot pasdite një bisedë telefonike me komisionaren evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ku fokusi i bisedës ishte  mbi sfidat aktuale ekonomike dhe procesin e eurointegrimit.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, fokusi i bisedës ishte te sfidat aktuale ekonomike dhe procesi i integrimit evropian të vendit. Bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime për gjetjen e një zgjidhjeje konkrete dhe të qëndrueshme për problemet me të cilat përballen transportuesit profesionistë, si dhe për çështjen e tarifave për çelikun.

Në këtë kontekst, ministri Mucunski ka theksuar nevojën për një reagim të shpejtë dhe të koordinuar, me qëllim shmangien e efekteve shtesë negative ndaj ekonomisë vendore.

Sa i përket rrugëtimit eurointegrues të Maqedonisë së Veriut, Mucunski ka riafirmuar përkushtimin e qartë dhe të fortë të Qeverisë ndaj procesit reformues, sigurimit të vazhdimësisë në zbatimin e tij, si dhe miratimit të ligjeve që janë pjesë përbërëse e agjendës evropiane.

 

MARKETING