(VIDEO) Gashi: Shfuqizimi i qeverisë teknike mund të bëhet me 61 vota deputetësh
Shfuqizimi i Qeverisë Teknike nga ligji për Qeverisje, mund të bëhet edhe nëse për të votojnë vetëm 61 deputet, por e njëjta sipas kryeparlamentarit, Afrim Gashi duhet të hiqet me marrëveshje të të gjitha subjeketeve politike. Ai deklaroi se në kohën kur është rënë dakord për një metodë të tillë, propozuesit kanë paraparë që të njëjtën mund ta shfuqizojnë pa pasur nevojë për konsensus ose dy të tretat e votave në Kuvend.
Gashi vlerëson se qeveria teknike të hiqet kur partitë politike ta kuptojnë dhe të vlerësojnë se nevoja për të pasur qeveri teknike ka përfunduar.
AFRIM GASHI, KRYETAR I KUVENDIT
“Edhe atëherë aktorët politik kanë vendosur që mënyra e përmbylljes së këtij procesi të mos jetë me dy të tretat e votave apo me koncensus por me një shumicë të thjeshtë prej 61 votave. Prandaj, nëse flasim legalisht, proceduralisht edhe me 61 vota, nëse merret një vendim i atillë nuk ka asnjë problem nga aspekti i procedurës dhe legalitetit, por nga aspekti politik i rëndësisë mendoj që duhet të tentojmë të merremi vesh deri në fund me të gjithë akterët politik”.
Duke parë se numër i konsiderueshëm i ligjeve kalojnë me numër më të madhë të votave në Kuvend, se sa ka shumica në përbërjen e sajë, Gashi u pyet edhe nëse ndonjë deputet nga opozita ose deputet i pavarur i është bashkangjitur shumicës parlamentare.
AFRIM GASHI, KRYETAR I KUVENDIT
“Një konstatim të këtillë mund ta bëjmë publik vetëm nëse një deputet ose një grup parlamentar me shkresë deri tek unë përcaktohet se ka ndruar anë se i takon njërs anë apo anës tjetër. Deri më tani nuk ka asnjë ndryshim nga ndryshimet e fundit që i kemi pasur, prandaj unë mendoj se rritja e numrave për disa ligje është falë dialogut të hapur, kulturës së ngritur politike dhe pjekurisë politike që po mundohemi që po mundohemi të krijojmë një klimë pozitive në vend, ku jemi të hapur me të gjitha partitë”.
Në fund, kryeparlamentari bëri të ditur se tashmë janë formuar grupet e punës për ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe se procesi do të udhëhiqet nga Ministria e Drejtësisë. Ende nuk dihet nëse do të ketë vetëm përmirësime në kodin aktual apo do të hartohet një Kod i ri Zgjedhor.
Mevludin Imeri /SHENJA/

