(VIDEO) Rritja e çmimeve, qytetarët luftojnë për ta kaluar muajin!
Jetesa në vendin tonë është bërë mbijetesë. Çmimet rriten me shpejtësinë e dritës, kurse rrogat me hapat e breshkës. Qytetarë që protesojnë rrugëve, zyrtarë që janë protagonist të titujve për rroga e aksesorë me çmime të shtrenjta. Qytetarët në vendin tonë duket se po jetojnë brenda dy realiteteve të ndryshme.
Nëse analizohet standardi i jetesës në Maqedoninë e Veriut, shohim se shpenzimet mujore janë rëndë të përballueshme. Një banesë me qera, varësisht madhësisë dhe lokacionit jepet nga 300 euro. Në Çair, çmimi i një banese me qera varijon nga 300-500 euro, ndërkaq, në Komunën Qendër një objek banimi me qira jepet nga 420-600 euro.
Banesa me qera
-Çair 300 – 500
-Qendër 420 – 600
Përveç strehës së banimit, edhe produktet bazë që janë të nevojshme për çdo shtëpi përveç që rriten çdo ditë, nuk janë më pak të kushtueshme për buxhetin familjarë.
Një litër qumësht, varësisht nga lloji dhe marketi që e blen, shitet nga 60 deri në 80 denarë. Një kilogram patate, mund të blihet nga 30 deri në 50 denarë. Kilogrami I mollës dhe portokallit shitet nga 50 dhe 60 denarë. E një kavanoz ajvar gjindet nga 70 deri në 200 denarë.
-1 l qumësht 60 – 80 den
-1 kg patate nga 30 – 50 den
-1 kg mollë 50 den
-1kavanoz ajvar 70-200 den
Vlera e shportës minimale sindikale për muajin dhjetor ishte 65 492 denarë, ndërsa nëse jetohet me qera në një banesë nga 60 katror harxhimet shkojnë në 80 867 denarë.
Të revoltuar nga vlera e pagës minimale në vendin tonë, punëtorët e revoltuar, nën organizim të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, dolën në rrugë për të protestuar për rritje të pagës minimale në 600 euro dhe të paktën për 100 euro rritje të pagave të tjera. Sindikata ka muaj që kërkon rritjen e pagës minimale. Ndërsa kryeministri ka thënë se rritja e pagave do të jetë lineare, që nënkupton një rritje prej 1500 deri në 2000 denarë, nga muaji mars.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

