(VIDEO) Bojan Mariçiq zgjidhet kryetar i KSHZ, Abdush Demiri nënkryetar

(VIDEO) Bojan Mariçiq zgjidhet kryetar i KSHZ, Abdush Demiri nënkryetar

Ish ministri i Eurointegrimeve nga radhët e LSDM-së Bojan Mariçiq, bëhet kryetar i Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Me 83 vota për, Kuvendi i zgjodhi anëtarët e përbërjes së re të KSHZ-së. Nënkryetar u rizgjodh Abdush Demiri, që njëkohësisht është edhe përfaqësues i koalicionit VLEN.

Kurse për anëtarë, u zgjodh kryetari i deritanishëm, Boris Kondarko, që është përfaqësues i LSDM-së. Kurse VMRO sërish do të ketë tre anëtarë edhe atë, ish kryetarin e KSHZ-së Aleksandar Dashtevskin si dhe Angellço Ristov, Svetllana Karapetrova.

Ndërsa, Ditmire Shehu do të vazhdoj ta përfaqësoj BDI-në në KSHZ. Kryetari i ri i KSHZ-së, përveç ministër i Eurointegrimeve, ka qenë edhe ministër i Drejtësisë.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka gjithsej 7 anëtarë, gjegjësisht kryetar, nënkryetar dhe pesë anëtarë të tjerë. Për këto funksione ishin paraqitur 16 kandidatë, shumica juristë, por edhe një inxhinier elektroteknik dhe një defektolog. Kryetari i KSHZ-së sipas ligjit zgjidhet nga radhët e partisë më të madhe opozitare.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING