(VIDEO) Nikollovski kërkon ndihmë nga Kroacia për çështjen e transportuesve
Zëvendëskryeministri i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, ka zhivlluar sot në Zagreb një takim pune me zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe ministër për Çështje Detare, Transport dhe Infrastrukturë, Oleg Butkoviq, në të cilin siç njoftojnë nga qeveria, është konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyer bilateral mes dy vendeve.
Nga qeveria informojnë se në fokus të bisedimeve mes dy zëvendëskryeministrave ishte problemi me të cilin po përballen transportuesit pas vendosjes së sistemit të ri të evidencës elektronike në vendet e zonës Shengen. Nikolloski ka theksuar se bëhet fjalë për një sfidë thelbësore që nuk prek vetëm transportuesit e Maqedonisë së Veriut, por gjithë sektorin e transportit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
QEVERIA
“Problemi me transportuesit ka edhe implikime më të gjera ekonomike, pasi prek edhe kompanitë nga Bashkimi Evropian që kanë investuar në rajon dhe që janë të orientuara fuqishëm drejt eksporteve në tregjet evropiane”.
Nikolloski kërkoi mbështetje nga Qeveria e Kroacisë për gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatshme dhe të qëndrueshme në nivel të Bashkimit Evropian, me qëllim lehtësimin e punës së transportuesve të RMV-së dhe rajonit.
Ndërkaq, bllokadat e pikave kufitare në vend dhe rajon vazhdojnë edhe sot në ditën e tretë, si pjesë e protestës së transportuesve me kamionë nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina. Protesta është kundër zbatimit të sistemit EES për qëndrimin në zonën Shengen dhe rregullit 90/180 ditë, i cili, sipas tyre, po e paralizon punën e tyre.
Samir Mustafa /SHENJA/

