Bastisje në Bërvenicë: MPB sekuestron armë, drogë dhe para, ndalohen pesë persona
MPB njofton se sot (28.01.2026), rreth orës 06:40, policia nga Tetova ka arrestuar pesë persona nga fshati Brvenicë për drogë dhe armë. Kontrollet janë kryer në shtëpi dhe automjete, me urdhër gjyqësor.
Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar substanca pluhur të bardhë, armë zjarri, fishekë, një peshore digjitale dhe shuma të konsiderueshme parash. Sipas MPB-së, këto prova dyshohet se lidhen me veprimtari të paligjshme.
Të dyshuarit janë ndaluar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzime penale sipas neneve 396 dhe 215 të Kodit Penal.

